Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka reaguar në lidhur me situatën e zjarreve në vend, ku prej ditësh forcat shqiptare me ato ndërkombëtare kanë bashkuar forcat për të luftuar flakët të cilat po shkaktojnë dëme të parikuperueshme.
Në një postim në rrjetet sociale ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim vlerëson bashkëpunimin e forcave shqiptare me ato të Holandës, Republikës Çeke dhe SHBA-së.
Postimi i Yuri Kim:
“Ekspertët amerikanë po punojnë nga afër me pilotët e helikopterëve holandezë dhe çekë, për të ndihmuar në përpjekjet heroike të forcave shqiptare ndaj zjarreve. Koordinimi mes Shqipërisë, Holandës, Republikës Çeke dhe SHBA-së ka prodhuar rezultate më të mira, duke përmirësuar sigurinë dhe rrezikun për operacionet me helikopter dhe për zjarrfikësit në terren”, shkruan Kim në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post