Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se “Ballkani i Hapur” është një humor i zi që na serviret. Vasili thekson se kjo iniciativë është humor i zi për Shqipërinë në auakri kriminale të Ramës.
Postimi i Petrit Vasilit:
“Humori i zi i Ballkanit te hapur, perballe Shqiperise ne autarki kriminale dhe oligarkike te Edi Rames!! Eshte vertet nje humor i zi histeria propagandistike e Ballkanit te hapur, perballe autarkise se Shqiperise se keqeverisur te Edi Rames.
E kufizuar, e asfiksuar dhe refuzuar nisma e Ballkanit te hapur ngjan me nje kotec pa dyer e dritare, por me nje vrime te vetme, qe sjell oksigjen vetem e vetem per Serbine. Shqiperia eshte pjestarja me qesharake dhe me e poshteruar mes tre anetareve te Ballkanit te hapur dhe per shkak te Rames ngjan si lolua i vetem mes te treve.
Rama krijuesi i nje autarkie te kriminale dhe oligarkike ne Shqiperi e ka mbyllur ekonomine ne pese duar oligarkesh, qe rrembejne gjithshka duke varrosur tregun e lire, konkurencen dhe duke e bere Shqiperine aspak kompetitive ne Ballkan e me gjere pra te asfiksuar ekonomikisht dhe lavatrice te parave te pista.
Qeveria e Rames eshte realisht absorbuesja me dobet e investimeve te huaja dhe thithja e tyre eshte ne nje renie pikiate krahasuar me Serbine dhe Maqedonine dhe Shqiperia rezulton me treguesit me mizerabel ne terheqjen e ketyre investimeve.
Politikat subvencionuese te qeverise se Rames jane shume te dobta, te mbyllura klienteliste dhe jane shume shume larg Serbise dhe Maqedonise duke e bere Shqiperine bishtin e kavallit te treshes se famshme te Ballkanit te Hapur.
Funksionimi i drejtesise ne Shqiperi eshte pak te thuash turp, pasi kapja e drejtesise nga Rama dhe destruktimi e paralizimi i saj kane bere zero garancite juridike duke e ekspozuar bisnesin perpara agresivitetit korruptiv dhe arbitrar te qeverise se Rames ku ai eshte i pambrojtur dhe shume i atakuar. E kunderta ndodh ne Serbi dhe Maqedoni ku keto granci jane te mbrojtura dukshem me mire duke e motivuar bisnesin vendas dhe te huaj te investoje fort ne keto vende.
Korrupsioni galopant dhe i pandeshkueshem i qeverise, qe ka prodhuar nje kolaps ekonomik ne shifra te frikshme e ka mbyllur akoma me keq Shqiperine duke e bere thjesht nje vend te degraduar, qe manipulohet me lehtesi nga pjestaret e tjere te klubit tresh te Ballkanit te hapur.
Te vetmen gje qe Rama dhe te tijte e kane bere fort dhe egersisht ka qene atakimi i Kosoves dhe liderave te saj me forme e me çdo mjet duke filluar nga kufijte e Kosoves dhe sulmeve te poshtra ndaj kryeministrit Haradinaj me pare dhe sot ndaj kryeministrit Albin Kurti,.
Stigmatizimi dhe urrejtja milosheviçjane e Rames ndaj Kosoves me nje kurajo, qe askush s’e ka pasur me pare eshte sherbimi i vetem, qe Rama i ofron treshes. Ne cdo pikpamje del qarte, qe Rama eshte lolua i klubit tresh te Ballkanit te Hapur dhe Vuçiçi qe e udheheq ate me vasalin antishqiptar dhe antikosovar Rama.
Autarkia ne Shqiperi e prodhuar nga Rama qofte ne pikpamje politike ,ekonomike dhe shoqerore s’ka asnje lidhje me hapjen e propaganduar, por vetem me sherbimin, qe ajo po i ben lidershipit serb per te goditur Kosoven e per te realizuar endrren e çmendur e te parealizueshme te pasjes se udheheqjes politike te te gjithe Ballkanit nga Serbia.
Autarkia shqiptare thjesht provon “asgjënë” e Ballkanit te Hapur per shqiptaret dhe kosovaret, por thjesht sabotimin prej tij me çdo mjet e forme te integrimit euroatlantik te Shqiperise e Kosoves.”-shkruan Vasili.
Diskutime rreth kësaj post