Enton Abilekaj duke komentuar nismën ‘Open Balkan’ e Vuçiçit dhe Ramës, u ndal edhe te deklarata e këtij të fundit injoruese ndaj Kosovës. Abilekaj tha se nuk është e vërtetë që qeveria gjerman mbështet një Ballkan Perëndimor të hapur pa përfshirjen e të gjithë vendeve të rajonit, duke shtuar se Rama po gënjen shqiptarët.
Komenti i Abilekaj:
‘Nuk ka se si të ketë gjysmë gote plot, gjysmë gote bosh, sepse ai është një qëndrim shumë i qartë sepse është një qëndrim i përhershëm dhe standard i qeverisë gjermane.
Qeveria gjermane e ka inicuar bashkëpunimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe nuk mund të jetë asnjëherë kundër bashkëpunimit të tyre.
Por duke qenë edhe e inicuar dhe inicuesja e Samitit të Berlinit me kancelaren Merkel, ata janë të interesuar që ky bashkëpunim të zhvillohet në një kornizë të mbikqyrjes nga BE, që është procesi i Berlinit. Dhe të gjithë marrëveshjet që nënshkruhen janë të mbikqyrura nga BE.
Pra ata nuk mund të dalin që jemi kundër një bashkëpunimi të Ballkanit Perëndimor, por me kusht atë që tha qeveria gjermane dje që të mos ketë përjashtues dhe përjashton atë që quhet ‘Open Ballkan’ Ne kemi një nismë që është procesi i Berlinit dhe e vetmja që qeveria gjermane mbështet.
Çështja e Open Bllkan është një proces paralel për të shmangur mbikqyrjen e Be dhe për të bërë një han pa porta dhe për ta bërë në stilin e Ramës dhe Vuçiç. Procesi i Berlinit ka disa probleme, objektiva dhe afate që janë gati. Mendoj që këtu ku jemi nuk ka asnjë gjë për të sqaruar.
Kështu që z. Rama duhet të tregojë se çfarë arsye ka që manipulon publikun. Pse duhet që për këtë process të gënjejë hapur njerëzit për deklarata që duket ashiqare. Pse duhet të thoshte që këto marrvëshje duhen firmosur para samittit të tetorit, janë marrëvëshje të ‘Open Ballkan’ kur dihet fare që ato janë marrëveshje pjesë e procesit të Berlinit.
Dhe ky është problemi i Z. Rama kjo marrëveshje e pasinqertë me opinionin shqiptar. Ka një arsye psë nuk i shikon shqiptarët në sy. Pse na duhet kjo marrëveshje kaq e ngushtë me Vuçiçin kur Kosova nuk po gjen dot gjuhën e përbashkët me të.’-shprehet Abilekaj.
Diskutime rreth kësaj post