Për herë të parë një lojtar në futbollin europian do të paguhet me kriptovaluta. Ditën e sotme Paris Saint Germain ka konfirmuar se kontrata me Leo Messi-n përfshin edhe pagesa me anë të “PSG Fan Tokes”. Klubi francez e ka lançuar këtë valutë digjitale për herë të parë një vit më parë.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi u tha gazetarëve të mërkurën se bota do të “tronditet” nga të ardhurat financiare të krijuara nga nënshkrimi i klubit me super-yllin botëror të futbollit. Efektet janë parë tashmë. 24 orë pas prezantimit të Messi-t, miliona euro janë fituar nga shitja e fanellës, janë rritur aksionet e klubit dhe PSG vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Diskutime rreth kësaj post