Dy vite më parë, Xhoi Fusha u shpall maturantja më e bukur shqiptare dhe fotot e saj “pushtuan” rrjetin dhe mediat rozë. Që atëherë bukuroshja ka një profil mjaft të vizituar në Instagram ku e ndjek sot plot 41 mijë përkrahës.
Së fundmi Xhoi ka bërë publike lidhjen e saj. 21-vjeçarja ka prezantuar të dashurin duke publikuar disa foto mjaft të ëmbla me të.
Vilian Lekaj është i dashuri i saj, i cili tregon në bio-n e tij në Instagram se është aktor dhe dikur është marrë edhe me futboll.
“Ti e bën zemrën time të shkëlqejë me kaq shumë ndjenja”, – shkruan ajo krah fotos.
Pas mbarimit të maturës në Shqipëri, Xhoi ka vazhduar studimet jashtë vendit dhe aktualisht po jeton në Toronto të Kanadasë ku duket se së fundmi po shijon romancën e saj.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post