Këngëtarja Blerina Balili e ftuar në emisionin ‘Ora Verore’ iu përgjigj zërave se këngëtarët marrin shuma të mëdha parash nëpër dasma dhe evenimente ku janë të ftuar.
Ajo u shpreh për moderatorin Ronaldo Sharka se jeton me qira dhe nuk e ka për turp ta thotë.
“Kush i merr këto më qafsh? Unë jam me shtëpi me qira, po të ishte kështu do isha bose si të tjerët. Unë kam vite që jetoj me qira dhe nuk e kam as për turp, as për gjë. Rrit fëmijët e mi, bëj punën time. Puna nuk është turp, dhe t’i thuash nuk është turp,” – u shpreh këngëtarja.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post