Pas nxehtësisë, temperaturave ekstreme dhe zjarreve që përfshinë Greqinë, moti “ndërroi fytyrë” ku kanë nisur stuhi dhe breshër në shumë zona të Greqisë. Vala e motit të keq filloi që pasditen e së mërkurës dhe arriti kulmin gjatë natës në Greqinë Veriore.
Fenomenet mbetën të forta edhe në orët e para të së enjtes në Halkidiki. Kavala u godit nga breshëri i madh, ndërsa Larissa u përmbyt pas reshjeve të dendura.
Në sheshin kryesor, sipas mediave greke, një pemë u “ça në dysh” dhe tërhoqi telat në shtyllat e energjisë elektrike.
Rrufetë e rëna në Atikë ndezën zjarre në gjashtë vende, por që u shuan shpejt për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Moti i keq preku edhe Evian Veriore.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post