Ish-deputeti Kastriot Islami, përmes një analize, ka deklaruar dje se pavarësisht fitores më 25 prill, mazhoranca duket e dëshpëruar.
Ai ka treguar eksperiencën me një person, i cili i ka treguar se fitorja e zgjedhjeve nuk e ka entuziazmuar aspak Partinë Socialiste.
“Të dëshpëruar e pa shpresë s’janë vetëm opozitarët… Po pija kafe me dikë të majtë i cili më tha se gjendja e “fituesve” është çuditërisht e pazakontë, shumica e tyre janë të zymtë e të dëshpëruar; kudo mbretëron frika… Nuk e besova, por ngulte këmbë se gjithçka thoshte ishte shume e vërtetë, por edhe prezente pothuajse kudo… Mendoj që racionalisht kjo ka një shpjegim… Mesa duket, “fituesit” që blenë/grabiten votat, “të fortët” që kërcënuan zgjedhësit, patronazhistët që dhunuan privacinë, pra ‘palca’ e Rilindjes, e madje edhe vete guida supreme në krye të tyre, s’ishin përgatitur për mandatin e tretë, ndonëse kryen “masakrën”, që tanimë ju dukej si boomerang i grabitjes se “fitores” së tyre. Të gjithë kishin frikën e hajdutit që në çdo moment mund të kapet në çark… e ndëshkohet…”, – ka shkruar ai.
Sipas tij, duket sikur të gjithë janë gati të ‘falin’ diçka e madje edhe gjithçka vetëm të shpëtojnë nga kjo ndjesi e keqe.. Madje janë gati të dorëzojnë edhe një pjesë të ‘pasurisë’ së grabitur vetëm e vetëm të shpëtojnë ‘pjesën tjetër’…e sidomos nga ndëshkimi…, vijon Islami.
“Nga ana tjetër, lideri i tyre, po përpiqet të tregojë se gjithçka ka ndodhur në këto dy mandate s’ka lidhje me të, por është bërë jashtë vëmendjes/ vullnetit të tij, është bërë pa dijeninë e miratimin e tij… Këtë mashtrim/gënjeshtër të madhe se beson askush, madje as ai vetë… Prandaj i duket sikur të gjithë e akuzojnë! I duket vetja i shtrirë në krevat duke lënguar, prandaj thërret opozitën ti afrohet pranë me shpresë se mund ta shpëtojë duke e mbytur edhe atë… Por më së koti, kjo duket s’po funksionon; prandaj çfarë s’shpik, vetëm të shpëtojë nga makthi i ‘tradhtarit’ me frikën se mos ndëshkohet e pastaj i zbulojnë e sekuestrojnë pasuritë përrallore të grabitura ndonëse është përpjekur ti fshehë te ‘miqtë’ e tij nëpër botë…”, – ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post