Dafina Zeqiri dëshmoi hapur se nuk do të marrë pjesë në Festën e Birrës në Korçë për shkak të pranisë së këngëtarit serb, Goran Bregoviç.
Përmes një komenti të bërë në Instagram, këngëtarja ka thënë se pjesëmarrja e tij në festë ka dëshpëruar popullin shqiptar, duke u lutur që Zoti t’ua kthejë më së miri me këtë veprim që kanë bërë, referuar organizatorëve të Festës së Birrës.
“Ska fjalë me përshkru sa shumë na keni dëshpru gjithë popullin shqiptarë! “Fest Birra Korçë” fest me muzikë serbisht e kështu doni me u kënaq ju? Bravo juve e ishalla ua kthen Zoti qysh e din ai më së miri”, ka shkruar këngëtarja Zeqiri.
Diskutime rreth kësaj post