UNESCO në kuadër të mbrojtjes së oqeaneve në qershor ka shkallur dhe dekadën e tyte në lidhje me shkëmbimet e mendimeve nga pikëpamja shkencore për mbrojtje më të mirë të tyre.
70% e sipërfaqes së planetit është e mbuluar nga uji dhe është vlerësuar se më shumë se 3 miliardë njerëz plotësojnë nevojat e tyre ushqyese, drejtpërdrejt ose tërthorazi, nga oqeanet, të cilat gjithashtu i shërbejnë tregtisë ndërkombëtare dhe mbajnë dioksidin e karbonit.
Komisioni Ndërqeveritar Oqeanografik i UNESCO –s për mbrojtjen e tyre ka shpallur “Dekadën e Oqeaneve” për dhjetë vitet e ardhshme.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë me dije se është e rëndësishme pastërtia e oqeaneve për një të ardhme të shëndetshme.
“Pandemia na ka treguar se sa të prekshëm jemi, sa të ndërlidhur janë gjithçka dhe sa mbijetesa jonë varet nga një planet i shëndetshëm dhe oqeane të pastra,” ka thën Guterres.
Pa ujë nuk ka jetë, për të përhapur këtë mesazh OKB organizon globalisht, në kuadrin e një dekade kërkimi mbi oqeanin, ngjarje të shumta, punëtori dhe forume për shkëmbim midis ekspertëve dhe shkencëtarëve.
Oqeanet dhe detet janë hapësira më e madhe e jetesës në tokë. Megjithatë, ata rëndohen çdo ditë nga ndotja dhe ngrohja globale. Sa e vështirë është puna e shkencëtarëve tregohet nga negociatat e ashpra midis Britanisë dhe BE -së mbi peshkimin në kontekstin e Brexit.
Avokati Bryce Rudick, një ekspert në të drejtën ndërkombëtare dhe një këshilltar i vendeve ishullore në OKB, shpjegon: “Ne duhet të kuptojmë se gjithçka në këtë planet funksionon si një enë. Ne nuk mund të flasim vetëm për peshkimin. Të gjitha problemet që prekin oqeanet duhet të zgjidhen”, ka thënë ai.
Diskutime rreth kësaj post