Edmond Panariti ka reaguar sërish pas kallëzimit që ka dorëzuar në SPAK Myslim Murrizi për të dhe Vojo Brengun pasi pretendon se ka kryer korrupsion me paratë publike, shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tender.
Panariti shkruan se do padisë Murrizin për akuzë të rreme ndaj tij.
POSTIMI I PLOTË
Për shëtitësin televiziv Murrizi dhe kalatë e tij, prej rëre !
Përgatitu për padi për akuzë të rremë ndaj meje !
Jam plotësisht i një mëndje me Ju Lymi :
Le tja lemë SPAK që tu shkojë me qetësi në themel të dy padive tuaja për Ministrinë e Bujqësisë.
Fundin tu nxjerri të gjithave, se çfarë kanë brenda ato prokurime !
Unë jam plotësisht i gatshëm në çdo çast për të qënë në dispozicion të organeve të hetimit, për përgjegjësitë që më takojnë.
Provave, fakteve, faturave, firmave tu bëhet “qilizëm” ashtu siç punohet edhe thellë toka në fshatin tënd Sulzotaj!
Ndërkohë bëj pak pushim, të lutem se u lodhe studiove dhe para kamerave duke dhënë verdikte.
Ato lërja, prokurorisë dhe gjykatës.
Ti e bëre tënde.. Tani durim!
Shpejt do të kuptojmë të gjithë se çfarë ke gatuar!
Ndërkohë që kam bindjen e plotë, që jo më një
shqyrtim i thellë por edhe një vlerësim në sipërfaqe i padive do t’ju nxjerrë “bllof”. Dhe ti e di këtë!
Hapi tjetër është padia ime për akuzë të rreme ndaj meje.”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post