Analisti Adri Nurellari ditën e djeshme deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha betejën e tij me Amerikën duhet ta bënte jashtë Parlamentit.
Nurellari tha se aktualisht Berisha është një barrë për opozitën dhe sipas tij vendimi për të mos u tërhequr tregon se ai është shumë i papërgjegjshëm.
“Këtë betejë Berisha duhet ta bënte i vetëm, jashtë Parlamentit. Ai është një barrë për opozitën. Së pari, ne e dimë si votohen, se janë në listë fituese. Së dyti, opozita ka kërkuar të njëjtën gjë edhe për Tom Doshin apo raste të tjera. Opozita do të dobësohet dhe kreut të opozitës do t’i lidhen duart për të ngritur e mbajtur qëndrime të forta ndaj qeverisë, pikërisht se do të ketë aty ish-kryeministrin e shpallur ‘non grata’ nga SHBA. Veprimi i Berishës për të mos u tërhequr nga Parlamenti është i papërgjegjshëm”, – u shpreh Nurellari.
Analisti u shpreh se qëndresa kokëforte e Berishës do të ketë pasoja. Ai tha se kokëfortësia e tij tregon se është egoist dhe kjo po e dëmton opozitën. Nurellari deklaroi se Berisha nuk ka vend në Parlament dhe duhet ti hapë rrugë sa më parë liderëve të tjerë. Sipas analistit sa i përket Bashës, ai duhet të bëjë patjetër një zgjedhje edhe pse është mes dy zjarreve.
“Shihet që ka një sjellje qëndrestarë, kokëforte, të z. Berisha, e cila ka pasoja. Kjo tregon se ai nuk ka respekt, mirënjohje, përderisa është i gatshëm të dëmtojë aksionin opozitar. Kur them të tërhiqet, e kam fjalën për tërheqje nga politika, siç bëri Fatos Nano. T’iu jepet shansi të rinjve për të ardhur aty. Z. Berisha duhet të hapë rrugën, që të tjerë liderë të tregojnë veten. Nuk ka kuptim që ai të rri në Parlament. Z. Berisha kanë për ta sulmuar, nëpërkëmbur. Në sulmin e parë që t’i bëhet qeverisë, ata do ta kthejnë, duke u kapur me të. Kështu, ne do të kemi një qeveri edhe më të fortë. Në lidhje me Bashën herët a vonë do duhet të deklarohet. Më mirë është herët. Besoj se kur të vijë shtatori, do ta marrim vesh. Kam përshtypjen se po pret shtatorin, që të mbajë një qëndrim. Ai është në kushte shumë të vështira, mes disa zjarreve, por do duhet ta marrë këtë vendim”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post