Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka ka reaguar pas dështimit të njëri nga memorandumet e “Ballkanit të Hapur”.
Ai tha se memorandumi i nënshkruar për bashkёpunim, nё rast katastrofash natyrore dhe emergjencash civile, dështoi pasi Shqipëria u pushtua nga zjarret.
Lauka theksoi se vetëm Kosova, ndonëse nuk është pjesë e “Ballkanit të Hapur” I doli në ndihmë Shqipërisë, ndërsa Vuҫiq e Zaev jo.
“Ende pa u tharё boja nё letrat e firmosura nga Rama, Vuҫiqi dhe Zajevi, Shqipёria u gjend e pushtuar nga flakёt e zjarrit. Kosova, e cila nuk e nёnshkroi atё dokument, dёrgoi menjёherё nё Shqipёri njё kontigjent tё specializuar tё ushtrisё sё saj. Ndёrkohё, Vuҫiqi, nё kuadёr tё kёtij memorandumi, me kёrkesё tё Ramёs, ka vendosur tё dёrgojё pёr ndihmё nё Shqipёri Goran Bragoviҫin”, shkroi në Facebook ish-ambasadori.
Postimi i plotë
“Ballkani i hapur” nё aksion
Njё ndёr tre memorandumet e firmosura me 29 korrik 2021 nё Shkup, nё kuadёr tё “Ballkanit tё hapur”, ishte ai pёr bashkёpunim, nё rast katastrofash natyrore dhe emergjencash civile.
Ende pa u tharё boja nё letrat e firmosura nga Rama, Vuҫiҫi dhe Zajevi, Shqipёria u gjend e pushtuar nga flakёt e zjarrit. Kosova, e cila nuk e nёnshkroi atё dokument, dёrgoi menjёherё nё Shqipёri njё kontigjent tё specializuar tё ushtrisё sё saj me 34 zjarrёfikёs dhe 9 automjete pёr terren malor. Falё kontributit tё tyre, nё bashkёpunim edhe me autoritetet vendore tё Kukёsit, zjarri u vu nёn kontroll dhe kalimi nё Tunelin e Kalimashit tani ёshtё I sigurtё.
Faleminderit vёllezёr!
Ndёrkohё, Vuҫiҫi, nё kuadёr tё kёtij memorandumi, me kёrkesё tё Ramёs, ka vendosur tё dёrgojё pёr ndihmё nё Shqipёri Goran Bragoviҫin. Thuhet se, pas “Ҫelёsit tё Tiranёs”, atij do t’i dorёzohet edhe “Ҫelёsi i Korҫёs” dhe se njё shtatore e tij do tё vendoset nё qendёr tё qytetit, nё vend tё “Statujёs sё luftёtarit kombёtar”, tё cilit, mendohet, se i ka kaluar koha.
Aferim Rama! Aferim Vuҫiҫ!”, ka shkruar Luka.
Diskutime rreth kësaj post