Anëtari i Kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. Ai në një postim në Facebook, e ka quajtur Ramën tregtar.
Po ashtu, ai ka treguar se pse Rama i sulmon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmani.
Postimi i plotë:
“Ed Rama si tregtar, jo si tradhtar !!
Jo, Ed Rama nuk është tradhtar.
Ed Rama është tregtar.
Dhe siç bëjnë gjithë tregtaret ndjekin leverdinë.
Pse sulmon Albinin edhe Vjosën (dhe të tjerët e Kosovës)?
Thjesht për leverdi.
Jo për faj të Rimës sot Vuçiç është blerësi më i madh në Ballkan. Vuçiç hap shumë dyer e mbush shumë xhepa. Që nga ndonjë zyre të rëndësishme në Uashington deri llogarite e ndonjë pronari televizioni në Tiranë.
E si mendoni se një tregtar do të mbështeste për patriotizëm liderët e Prishtinës se varfër dhe të ngatërruar mes vendit ??
Jo një tregtar i mirë leverdinë e ka te blerësi më i forte, dhe prandaj Rama pa leverdi te miqësia me Vuçiç dhe e acarojnë e për këtë i “shet” ku mundet Albinin e Vjosën.
Por prisni, nëse raportet ndryshojnë do të shikoni që Rama do ta shesë Vuçiç në një sekondë. Dhe kur te ndodhe kjo mos qeshni, vetëm kuptoni, se nuk ka lidhje as patriotizmi e as tradhtia për kryeministrin Kosova.,it’s all good business (është biznes me leverdi) !!!”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post