Tymi i shkaktuar nga zjarret që po shkatërron Xhakuzia, rajonin më të gjerë në Siberi, i njohur për temperaturat e ashpra dimërore, ka mbërritur deri në polin e Veriut për herë të parë në histori.
Tymi i dendur ka mbuluar zona të gjera të Siberisë para se të mbërrijë në Polin e Veriut, duke shkaktuar evakuime dhe shqetësime për përkeqësimin e cilësisë së ajrit. Autoritetet ruse kanë evakuuar dy fshatra të Xhakuzia, ku 155 zjarre pyjore vijojnë të djegin që nga orët e para të së shtunës së kaluar.
Rikujtojmë se të hënën, OKB publikoi një raport duke theksuar se veprimet njerëzore kanë shkaktuar ndryshimet klimatike dhe se këto ndryshime do vazhdojnë të ndodhin edhe gjatë viteve të ardhshme.
Diskutime rreth kësaj post