Tre muaj pas ndarjes nga Sara Malaj, ish-konkurrenti nga Kosova i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, ka folur hapur për ndjenjat që ka për drejtuesen e këtij emisioni, Bora Zemanin.
Gjatë një interviste në emisionin “Në pranga”, ai ka thënë se për Borën është i gatshëm të bëjë 10 vite burg, një deklaratë që flet me shumë si 1 mijë fjalë.
“Dukej sikur kishe debulesë për Borën”, – ishte pyetja që i bëri drejtuesi i emisionit.
“Komplimente nuk i kam bërë ndonjëherë publikisht, kam respekt. Është moderatorja e emisionit dhe kam respekt. Bëja 10 vite burg për Borën. Kam shumë respekt, sidomos kur ishin këto turet. Nuk kemi pasur shumë muhabet me Arjanin dhe Borën. Tashmë që mbaroi ‘Përputhen’ u familjarizuam dhe kuptova që ishin shumë njerëz të thjeshtë”, – tha Atdheu.
Por ai nuk ndali me kaq. I ftuar në një tjetër emision me titull “Te shoqja”, zbuloi më shumë të reja nga jeta private.
Gjatë intervistës, Atdheu u pyet se cila vajzë nga “Përputhen” i ka mbetur merak nënës së tij që ta marrë për nuse.
Ai u vendos në siklet dhe tha se në fakt nuk është një ndër konkurrentet, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë pikërisht për Bora Zemanin.
Kujtojmë se Bora dhe Atdheu janë përfolur për një afrimitet mes tyre pas kamerave, dhe sipas zërave të fundit, Atdheu ishte një nga shkaqet e xhelozisë që e çoi në ndarje Borën nga aktori dhe prezantuesi Donald Veshaj.
Por fjalëve se ajo tashmë po shijon një lidhje të re, ajo vendos t’u përgjigjet me një stil të avancuar, duke u shprehur se ka dëshirë të zgjerojë familjen, duke planifikuar fëmijën e dytë. Këtë gjë e ka treguar nëpërmjet një postimi në “Instagram” teksa ka ndarë një fragment nga filmi “Lion’s King”, ku ka shkruar: “Nëse një ditë do të kem një vajzë, ajo do ta ketë emrin Nala”, duke iu referuar kështu personazhit të njohur të “Disney”-t.
Së fundmi, në audicionet e “Përputhen”, ku është pjesë e panelit pranë Borës, ai zbuloi detaje nga jeta e tij intime. Teksa një aplikant foli për jetën private ku tregoi se është 20 vjeç dhe është ende i virgjër, Atdheu u shpreh se kjo nuk ka të bëjë me moshën. Ish-konkurrenti i “Përputhen” zbuloi se edhe vetë virgjërinë e ka humbur në moshën 22-vjeçare, duke treguar se kjo është diçka normale.
“Kam ardhur këtu që të bëj lajm e të them që jam i virgjër. Jam 20 vjeç. Të jesh i virgjër në ditët e sotme është pak vështirë”, – tha balerini.
“Jo, është mëse normale, unë në moshën 22-vjeçare e kam filluar”,- shprehet Atdheu. “Atdheu i mori të gjitha femrat me radhë”, – shtoi aplikanti.
Dhe nuk është i vetmi që mendon se Atdheu është donzhuan, pasi edhe komentuesit kanë ndarë të njëjtin mendim në rrjetet sociale. Gjithsesi të shohim se si do të shkojë historia e tij me Borën.
Diskutime rreth kësaj post