Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bisedoi në telefon me Presidentin e Izraelit, Isak Herzog, dhe me atë rast theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli ishte “një zhgënjim për Serbinë dhe qytetarët e saj“, transmeton InfoShqip.
Vuçiç shprehu dëshirën që Serbia të përmirësojë marrëdhëniet dypalëshe me udhëheqjen e re të Izraelit, të cilën ai uroi sukses në punën e saj.
Presidenti i Serbisë shprehu pritshmërinë që Presidenti Herzog dhe Izraeli do të vazhdojnë të mbështesin dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, si mënyra e vetme për të zgjidhur, për Serbinë, çështjen e ndjeshme të Kosovës dhe Metohisë.
Vuçiq dhe Herkog shprehën shpresën se të dy vendet do të krijojnë kontakte më të shpeshta, në mënyrë që të diskutojnë rregullisht tema me interes të përbashkët.
“Ne e konsiderojmë shumë të rëndësishme që Serbia dhe Izraeli, përmes bashkëpunimit, të kontribuojnë në zgjidhjen politike dhe paqësore të të gjitha mosmarrëveshjeve, konflikteve dhe çështjeve të hapura,” – tha Vuçiç.
Bashkëbiseduesit shprehën interes në përmirësimin e bashkëpunimit ushtarak-ekonomik, si dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë, kulturës, arsimit dhe sportit./InfoShqip.com
Diskutime rreth kësaj post