Kur marrëdhënia midis Barcelonës dhe Leo Messit dukej plotësisht e zgjidhur, programi i njohur ‘La Porteria’ (një media publike e menaxhuar nga bashkia e qytetit të Barcelonës) ditën e sotme me anë të një postimi në Twitter lëshon bombën.
Sipas këtij programi, CEO i klubit Ferran Reverter ditën e sotme do të thërrasë për një takim babain dhe menaxherin e Leos, Jorgo Messi për ti bërë një propozim të ri, që ylli argjentinas të qëndrojë në klub.
Lajmi është hedhur ditën e sotme herët në mëngjes kështu që padyshim është shumë e vështirë të konfirmohet ose mohohet ky informacion.
Kjo ofertë e re vjen kur të gjitha rrugët e Messit ishin drejtuar për në Paris.
Në çdo rast kjo gjë do të dukej absurd, por me Barcelonën e cila duket se ka hyrë në një spirale të vërtetë kunfuzioni dhe marrëzie asgjë nuk mund të përjashohet.
🚨🚨ÚLTIMA HORA
‼️‼️ PROPOSTA FCB-MESSI
El Barça li fa una última proposta a Leo Messi
L’argentí i el club negocien de matinada una oferta que arriba després del comiat
L’opció del Barça no està del tot tancada
Ferran Reverter, CEO del club, és l’interlocutor pic.twitter.com/niBhT0vKhO
— La Porteria (@Laporteriabtv) August 9, 2021
Diskutime rreth kësaj post