Kryeministri Edi Rama ka publikuar nga video, ku shihet panorama e mrekullueshme përgjatë Kune-Vain. Me anë të një shënimi në Facebook, Rama shton se me infrastrukturën e duhur është kthyer një atraksion tjetër i rilindur në Shqipëri.
“Panoramë e mrekullueshme natyrore përgjatë Kune-Vain, në Lezhë me infrastrukturën e duhur një atraksion tjetër i rilindur në Shqipëri!”, shkruan Rama.
Laguna e Kune-Vain në Lezhë është një atraksion i ri turistik për t’u vizituar nga qytetarët. Vizitorët tashmë mund të shijojnë bukuritë natyrore që ofron zona e mbrojtur edhe për shkak të përmirësimit të infrastrukturës në zonë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post