Lionel Messi është larguar zyrtarisht nga Barcelona, por e ardhmja e tij është ende e paqartë. Paris Saint Germain mbetën skuadra favorite për të nënshkruar me argjentinasin dhe vet Messi e pranoi se ka ofertë nga francezët.
Por argjentinasi tha se është kontaktuar nga shumë klube, derisa PSG vazhdon të mbetet favoriti kryesor.
Megjithatë mediat nga mbarë bota janë të bindura se Messi do të zbarkojë në Paris për të vazhduar karrierën te PSG.
Edhe pse ende nuk ka një datë ose ditë kur do të arrijë Messi në kryeqytetin francez, tashmë po ndodh një kaos i vërtetë para aeroportit të Parisit.
Mediat franceze kanë raportuar se para aeroportit janë stacionuar nga dita e djeshme qindra gazetar dhe fotoreporter që po presin daljen e Messit.
Edhe pse ende nuk dihet se kur do të zbarkojë Messi në Paris, gazetarët, fotoreporterët dhe tifozë të argjentinasit janë të vendosur të qëndrojnë aty deri sa të arrijë Messi.
VIDEO:
La foule vue de l'extérieur pour l'arrivée de Messi pic.twitter.com/OkH870p2lm
— Media Parisien (@MediaParisien) August 9, 2021
Diskutime rreth kësaj post