Prej afro dy muajsh, qarku i Elbasanit është përfshirë nga temperaturat që shkojnë deri në 43 gradë Celsius.
Për pasojë, ata që kanë mundësi ikin me pushime në Pogradecin e freskët, ndërsa të tjerë largohen nga zona urbane.
Zgjedhin hijet e pemëve për të përballuar të nxehtin.
Disa gjejnë freski për pak minuta te çezmat publike.
Gjithsesi të gjithë thonë se mezi po i përballojë këto temperatura
“Vështirë shumë, nuk kemi çfarë të bëjmë është koha. Do detyrohemi ta përballojmë, kjo është e përgjithshme, por për ne pensionistët është e vështirë. Çdo gjë d o kalojë, shpresojmë për më të mirën,” thotë një qytetare për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post