Gerard Pique është i qartë dhe e vë gishtin në plagë për largimin e Leo Messit. Ai fajëson drejtuesit dhe menaxhimin e tyre në vitet e fundit. Qendërmbrojtësi nuk di të fshihet dhe deklaron:
“I gjithë faji është i drejtuesve në vitet e fundit. Na kanë penalizuar vitet e fundit. Historia ka treguar se ne dimë të ringrihemi.
Fakti që lojtari më i mirë në histori largohet e bën shumë të vështirë dhe të dhemb, por herët a vonë do të kishte ndodhur. Jeta vazhdon.
Largimi i Messit është një goditje që gjithashtu në dëmton mendërisht, si dhe lëndon vetë atë. Në humbasim më të mirin e të gjitha kohërave, por ekipi duhet të përshtatet.
Ka talente brenda nesh, luajmë mirë dhe kjo na jep besim. Mund të jetë një sezon i mirë për ne dhe jemi të bindur që do të paraqitemi mirë”, – ka thënë Pique, pas fitores që Barcelona me Juventusin me shifrat 3-0.
Diskutime rreth kësaj post