Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un i ka bërë thirrje ushtrisë të ndërhyjë për ndihmë në zonat e goditura kohët e fundit nga reshjet e mëdha të shiut, raportojnë mediat shtetërore.
Më shumë se 1.000 shtëpi u dëmtuan dhe rreth 5.000 njerëz u evakuuan pas përmbytjeve, njoftoi televizioni shtetëror në fillim të kësaj jave.
Ky veprim vjen në mes të shqetësimeve mbi një krizë ekonomike dhe mungesës së ushqimit, shkruan abcnews.
Toka bujqësore është dëmtuar dhe Kim Jong Un tha në qershor se vendi u përball me një situatë krize ushqimore.
Ai tha se në atë kohë sektori bujqësor kishte dështuar në përmbushjen e objektivave të grurit për shkak të tajfunëve vitin e kaluar, të cilat shkaktuan përmbytje, dhe se shumë do të varej nga të korrat e këtij viti.
Pamjet nga KCTV shtetërore treguan shtëpitë e përmbytura, ndërsa uji arrin deri në çatitë e tyre, si dhe dëmtimin e urave dhe hekurudhave në provincën lindore të South Hamgyong. Gjithashtu u tha se rreth 17 km rrugë dhe ura ishin dëmtuar.
Diskutime rreth kësaj post