Protesta, që kishin paralajmëruar sot një grup qytetarët korçarë kundër pjesëmarrjes së këngëtarit serb Goran Bregoviç, është provokuar nga pjesëmarrja e dy deputetëve, Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri.
Një profesor i qytetit të Korçës ka refuzuar të mbajë pankartën me të cilën do të niste kjo protestë kur ka parë që pjesën tjetër të saj po e kapnin Gjuzi dhe Jenisheri.
Në pankartë thuhet: “Gregor Bregoviç, nuk je i mirëpritur në festën e “Birra Korça”, Nëse kërkon ndjesë për të kaluarën, të falim. Këtu është Shqipëri”.
Protestuesi që në video dëgjohet tek i thërrasin profesor, ka debatuar ashpër me Gjuzin dhe Jenishehrin duke iu kërkuar të largohen nga protesta.
Diskutime rreth kësaj post