Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka kujtuar eksodin e 30 viteve më parë ku mijëra të rinj shqiptarë u larguan me gomone nga Shqipëria. Aurela tregon se mes tyre ishte dhe vëllai i saj vetëm 14 vjeç.
Postimi i Aurela Gaçes:
“Si sot, 30 vjet më parë.
Anija “Vlora” u nis me emigrantë drejt Italisë… vetëm pak javë më vonë , Shqiptarët gjetën mënyra të tjera të “arratisjes ” .
Nisën të çanin detin gomonet, fuçitë e lidhura me litarë, ku shumë familje humbën në detin e thellë e më s’u panë.
Nisën të ngjisnin malet drejt Greqise, ku shumë djem e vajza nênash ,humbën edhe jetën nën acare e dëborë, duke kapercyer lumenj e , sigurisht edhe duke u dhunuar nga ushtria .
Dukej se ky ishte shpëtimi .
Një nga ata emigrantë, vetëm 14 vjeç, ishte edhe vëllai im ,me nje gomone mes detit , pa ditur as rreziqet që e prisnin, i ja doli deri në breg ,por mundimet e sakrificat i di vetem ai duke e kaluar femijërine e adoleshencen i vetëm.
Ashtu sic ndodhi me shumë djem nënash qe u rritën mes shume sakrificash, e gjithmone duke parê mbas për familjen këtu, në Shqipëri( kur mbase edhe vetë nuk e mbushnin barkun) ata mendonin e mendojne akoma për familjet ,këtu.
Është kaq e dhimbshme , jo vetëm çfare kaloi një brez i tërë që kerkonte ate, te “lulëzuarën” jetë prej emigranti, por edhe per familjet që u ndane me te dashurit e tyre ,vetem për një jete më te mirë se kjo që afronte ky vend i varfer shumë.
Tani më thoni, a ka ndryshuar gjë nga dëshira për ti ikur pamundësisë për të përparuar? Për të marrë atë që meritojnë sakrificat?
Eshte e dielë pushim, diell, det, jetë !
Paçi një ditë te bukur miq.
Kurrë mos u dorezoni, edhe unë bashkë me ju.
Ditë më të mira edhe mund të vijnë!“-shkruan Aurela.
Diskutime rreth kësaj post