Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kujtuar sot eksodin e vitit 1991, kur mijëra shqiptarë u nisën me anije drejt brigjeve të Italisë.
Balla në shënimin e tij në rrjetin social facebook shkruan se, sot 30 vite më parë, më 8 Gusht 1991 mbërrinte në Bari anija tregtare “Vlora”, e nisur nga Durrësi, e cila mbante në bord rreth 20 mijë vëllezër dhe motra shqiptarë. Sipas Ballës Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte një nga episodet më dramatike, pamjet e të cilit bënë xhiron e gjithë botës.
Postimi i Ballës:
“Homazh Sot 30 vite më parë, më 8 Gusht 1991 mbërrinte në Bari anija tregtare Vlora, e nisur nga Durrësi, e cila mbante në bord rreth 20 mijë vëllezër dhe motra shqiptarë. Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte një nga episodet më dramatike, pamjet e të cilit bënë xhiron e gjithë botës”, shkruan Balla.
Diskutime rreth kësaj post