Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i ardhshëm i Kuvendi, Tritan Shehu shkruan se kryeministri Edi Rama, nuk mund ta ndajë Shqipërinë nga Italia, Europa apo Perëndimi.
Duke sjell në vëmendje 30-vjetorin e eksodit të madh të shqiptarëve drejt Italisë, Shehu thotë se marrëdhëniet e mira midis dy popujve, kondicionojnë edhe me të ardhmen tonë të përbashkët në BE.
Shehu thotë se kryeministri Rama po e shtyn vendin nga Lindja e jo Perëndimi, e sipas tij kjo do të jetë pengesë e përkohshme, por me pasoja afatgjata.
Postimi i plotë:
“Rama nuk mund te ndaje Shqiperine nga Italia, Europa, Perendimi, kurre! Ai vetem mund ta pengoje e vonoje kete afersi perkohesisht, ashtu si po tenton te beje.
Shqiperia e Italia- dy popuj te pa ndare, shkruajne sot mediat italiane ne 30 vjetorin e eksodit te madh drejt Italise, ku shqiptaret gjeten portat “krejt te hapura” per t’i pritur.
Kjo eshte e verteta e madhe historike mijra vjecare midis nesh, e cila pa dyshim ka kondicionur dhe te sotmen, do te kondicionoje edhe te ardhmen tone te perbashket ne BE. Fatkeqesisht vitet e fundit Rama po pengon qellimshem keto lidhje natyrale e jetesore per Shqiperine e shqiptaret.
Autokratet dhe kriminaliteti nuk mund te gjejne strehe ne ate familje te madhe, jane te papajtueshem per aty. Prandaj ky rregjim kerkon te na shtyje drejt ne drejtimin e kundert, duke minimizuar maredheniet me Italine, Greqine, familjen europiane, Perendimin, per te na degdisur drejt Lindjes.
Aty ku fetishizohen autokratet, dominon k.rimi e korrupsioni. Por askush mos te kete iluzione, kjo eshte vetem nje pegese e perkoheshme, megjithese tragjike e me pasoja afat gjate. Neser pa dyshim gjerat do te rivendosen aty ku duhet, por kjo kerkon qendrese, force, determinim.“-shkruan Shehu.
Diskutime rreth kësaj post