Prodhimi i rrushit të Shqipërisë po dominon gjithnjë e më tepër, jo vetëm në furnizimin e tregut vendas por edhe në eksporte drejt vendeve të Rajonit dhe BE-së, si me rrush tavoline, ashtu edhe me atë për përpunim.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, solli disa pamje të vreshtave në vendin tonë.
“Gati 11 mijë ha vreshta të shtrirë në të gjithë territorin, kanë bërë të mundur që prodhimi vjetor i vreshtarisë në Shqipëri, përfshi edhe pjergullat, të arrijë rreth 190 mijë tonë rrush”, tha Ekonomi.
Teksa informoi se vitet e fundit ka filluar edhe kultivimi i rrushit të tavolinës në serra që siguron hershmëri të prodhimit dhe rendiment të larta.
Diskutime rreth kësaj post