Mjeku kardiolog Edvin Prifti, i cili është nën hetim nga SPAK për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin, ka reaguar pas vendimit të prokurorisë së posaçme për të shtyrë me 6 muaj hetimet ndaj tij.
Teksa dyshohet nga SPAK se ka abuzuar me tenderat, mjeku Prifti në një reagim të pak minutave më parë, thotë se firma e tij nuk do të gjendet në asnjë dokument tenderash.
Teksa poston një studim të tij që është postuar në një revistë shkencore, Prifti shprehet se nuk ka qenë kurrë anëtar i një komisioni të vlerësimit të ofertave, dhe ka refuzuar gjithnjë që të jetë pjesë e tenderave.
Reagimi i Priftit:
“Artikulli me i fundit shkencor i yni i sapo publikuar ne nje nga revistat shkencore te avanguardias FRONTIERS in Cardiovascular Medicine. Komplimente gjithe autoreve. Keto artikuj dhe studime jane puna ime me te cilen krenohem une por besoj heret a vone edhe vendi im dhe jo tenderat sikurse po lexoj ne media. Une skam qene kurre anetar i ndonje tenderi apo komisioni vleresimi tenderash.
Nese dikush gjen emrin dhe firmen time ne ndonje komision te vleresimit te ofertave te tenderave do ti lutesha ta bente publike. Kjo pasi kam refuzuar gjithmone te jem pjese e tenderave.
Nderkohe, ne kemi rritur nga 400 ne mese 900 operacione ne vit sherbimin e kardiokirurgjise ne QSUT me te njejten sasi financimi. Kjo do minimizonte qe njerezit te operohen jashte vendit dhe ne struktura private ku do ju duhej te shpenzonin. Mesa duket vetem kjo nuk mjafton per te mos u perfolur pa te drejte!”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post