Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Aulon Kalaja, foli për projektin e Mini-Shengenit Ballkanik. Kalaja theksoi se projekti i Mini-Shengenit e vendos Shqipërinë kundër BE-së, duke shtuar se klasa politike e Kosovës ka qenë kundër iniciativës.
Deklarata e Kalajas:
“Mini-Shengeni e vendos Shqipërinë kundër BE-së. Klasa politike në Kosovë është kundër lëvizjes. Kundër Mini-Shengenit kanë qenë shumë parti politike dhe figura politike, ka qenë kundër opozita në Kosovë, kryeministri i Kosovës, presidentja e Kosovës, madje edhe Hashim Thaçi, përpara se të shkonte në Hagë. Shqiptarët duan të shkojnë drejt Uashingtonit dhe Brukselit e jo drejt Beogradit. Rama po përdor në rastin më të mirë Mini-Shengenin Ballkanik si një lëvizje prsionuese ndaj Bashkimit Europian.
Jemi vendi më i varfër i Europës, që kemi politikanët më të pasur në Europë. Këto janë agjenda personale të Ramës, pasi shumë shtete të Ballkanit e kanë abonduar takimin. Mini-Shengeni e vendos Shqipërinë larg BE-së. Serbia e ka një plan edhe drejt Rusisë, ndërsa Shqipëria ka rrugë vetëm BE-në dhe SHBA-në. Mini-Shengeni është Jugosllavi e re, që i jep Serbisë rolin e liderit”, u shpreh Kalaja.
Diskutime rreth kësaj post