Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të vendosë për zhvillimin e seancave gjyqësore të hapura. Në kërkesën e tyre, Shoqata thotë se duhet të lejohen të jenë të pranishëm në seanca familjarët e të pandehurve që kanë kryer vaksinimin, duke paraqitur certifikatë e vaksinimit.
Ata argumentojnë se nuk ka asnjë kuptim që të lejohen njerëzit në restorante, bare e dasma dhe nga ana tjetër, seancat gjyqësore të zhvillohen me dyer të mbyllura. Sipas Shoqatës së Avokatëve Penalistë, pjesëmarrja e familjarëve të të pandehurve dhe publikut, vendos gjykatën në presion për të dhënë drejtësi dhe ‘jo të vazhdojnë të dëgjojnë vetëm djathtas, ku qëndron prokurori’.
Avokatët i kanë kërkuar edhe më herët publikisht Këshillit të Lartë Gjyqësorë që të nisin seancat të hapin dyert për publikun dhe mediat. Kreu i avokatëve penalist, Saimir Visha është shprehur se një seancë pa publik është e pavlefshme.
Diskutime rreth kësaj post