Presidenti Ilir Meta duket se ka futur në lojë amerikanin Richard Grenell për të zbutur raportet me kryeministrin Edi Rama. Meta është në prag të shkarkimit dhe si duket po luan të gjithë gurët për të shmangur si shkarkimin, ashtu edhe rreziqet që mund të vijnë më pas.
Vizita e të besuarit të Trump në Tiranë ka ngjallur shumë dyshime, pasi ai nuk e ka sqaruar se përse ndodhet fiks këtu, ndërsa dy personat e vetëm që takoi janë Ilir Meta dhe Edi Rama. Por ditë e fundit janë dhënë sinjale se ai ka ardhur me kërkesë të presidentit shqiptar. Diplomati amerikan është akomoduar te resorti i një biznesmeni në Golem, mik i presidenti Meta.
Grenell është pritur vetë nga biznesmeni në fjalë, i cili i ka ofruar atij dhomën më luksoze. Nga gjithë hotelet luksoze që ka Shqipëria, pse shkoi aty Grenell? Dyshimet janë se pas gjithçkaje fshihet presidenti Meta. Biznesmeni që ka resorin është mik i afërt i Metës dhe si duket ka qenë presidenti ai që ka kërkuar strehimin e Grenell aty.
Po ashtu lindin dyshime se e ka sjellë Meta në Shqipëri diplomatin, duke i siguruar, ushqimin dhe akomodimin. Nëse shohim me shumë kujdes faktet, rezulton se Grenell erdhi në Tiranë shumë pak ditë pas vizitës së mistershme të presidentit në SHBA. Vetë Meta nuk reagoi kurrë për këtë vizitë dhe duket qartë se dhe ardhja e Grenell ka të bëjë pikërisht me lobimet e presidentit për t’u afruar me amerikanët dhe zbutur qëndrimet e kryeministrit.
Duke parë se administrata e Biden e ka nisur me revansh ndaj të korruptuarve, Meta po tenton të afrohet me ish administratën e Trump. Grenell është mik me kryeministrin Edi Rama dhe si duket presidenti po e shfrytëzon këtë. Fill pas takimit me presidentin pak ditë më parë, amerikani u takua në jug të vendit me Ramën dhe normalisht lind pyetja, a po e përdor Meta, Grenellin për të zbutur qëndrimet me Ramën? Dyshimet janë që po.
Afrimi me republikanët
Shumë individë që ishin pjesë e administratës së Trump janë ende në detyrë, përfshirë dhe ambasadoren Yuri Kim. Kjo e fundit erdhi në Tiranë pikërisht me firmën e Trump. Pra Meta duke i ditur këto, ka nisur tentativat për të krijuar miqësi me republikanët. Nëse shohim me kujdes, të gjithë ata që kanë hyrë në listën e zezë të SHBA kanë lobuar fort për të dalë prej saj.
Ambasadorja amerikane e kërcënoi hapur presidentit dhe falë ultimatumit të saj nis dhe një proces shkarkimi ndaj tij. Por duket se presidenti i trembet vendimit të Kushtetueses dhe ka futur në lojë Grenell. Befas pak ditë pas vizitës së tij në SHBA shfaqet Grenell në Shqipëri dhe akomodohet te një prej njerëzve më të afërt të presidenti. Kjo tregon qartë se ardhja e tij në vendin tonë është bërë me kërkesë të kreut të shtetit, i cili po mundohet të përdorë të besuarin e Trump për të zbutur qëndrimet e Ramës dhe SHBA ndaj tij.
Elozhet e Metës
Ndryshe nga shumë takime të tjera, në takimin që pati me Grenell Meta dukej disi ndryshe, madje i dhuroi dhe një libër dhe i thuri lavde.
“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri. Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur”, – tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post