Ish ministri i PD, Tritan Shehu ka reaguar për përplasjen mes Sali Berishës dhe ambasadores së SHBA Yuri Kim, ku ka e fundit ka kërkuar që Berisha të mos jetë në Parlament.
“Pikerisht sepse te gjithe neve ne ate Parlament qe po vjen, prej Kryetarit Basha e deri te deputeti me i thjeshte aty, prej deputetit me te ri e deri te promotori i Shqiperise demokratike Berisha, i gjithe grupi i yne ka jo vetem legjitimitetin e pa kontestueshem te votes se qindra mijrave, por dhe domosdoshmerine historike per te qendruar e perballur se bashku ne ate salle, per te transmetuar prej andej mesazhe demokratike e shprese per shqiptaret”, shkruan Shehu.
Postimi i Shehut:
“Sot jemi ne muajin Gusht!
Megjithese kane kaluar mbi tre muaj nga zgjedhjet e 25 Prillit, qe vetem per forme mund te quhen te tilla, Parlamentit te ri ne menyren me paradoksale, unike ne boten demokratike, do t’i duhet akoma kohe per tu formalizuar. Se paku njerezit kane nje lehtesim tashme, nuk po shikojne ate Kuvend anti kushtetues 122-sh, me 42 pupace.
Por per te “sheruar” bemat tragjike te krijuara prej tij ne menyrat me butaforike ne sherbim te rregjimit, do te duhet kohe, gje qe varet shume nga PD per t’i rikthyer pluralizmit hapesirat e tij, tempullit te demokracise dimensionet e realizmin e tij, per te cilat ka nevoje ky vend, pavaresisht se jemi ne opozite. Pikerisht sepse ne percojme vlerat, idealet, eksperiencen e PD deri me sot.
Pikerisht sepse te gjithe neve ne ate Parlament qe po vjen, prej Kryetarit Basha e deri te deputeti me i thjeshte aty, prej deputetit me te ri e deri te promotori i Shqiperise demokratike Berisha, i gjithe grupi i yne ka jo vetem legjitimitetin e pa kontestueshem te votes se qindra mijrave, por dhe domosdoshmerine historike per te qendruar e perballur se bashku ne ate salle, per te transmetuar prej andej mesazhe demokratike e shprese per shqiptaret.
E kemi bere disa here me sukses kete, te rrethuar nga te panjohura e rreziqe, dyshime dhe optimizem, qe nga ai Parlament i 1991 ku megjithese ne minorance, prej andej arritem te ndryshojme Shqiperine, duke kerkuar e luftuar per te verteten e te drejten, ndonese edhe mund te kemi gabuar disa here. Dhe sot ky vend ka perseri nevoje per nje permbysje te tille, qe vetem PD, duke hedhur ne beteje te gjitha kapacitetet e saj historike e te reja, mund ta realizoje.
Mundesi tjeter nuk ka, ndryshe e ardhmja nen kete rregjim do te jete me e zeze per Shqiperine, shqiptaret, e pa qarte per Rajonin, problematike per Partneret. Ndryshe askush nuk do na besoje e respektoje, as shqiptaret e as partneret me te mire, dhe as do te mund te pretendojme ne mbeshtetjen e tyre e shperndarjen e ndonje “mjegullnaje” te krijuar perkohesisht.
Te ardhmen ne do ta ndryshojme me luften tone, punen tone, qendresen tone. Asgje nuk dhurohet, por fitohet, se paku kete na ka mesuar eksperienca.“-shkruan Shehu.
Diskutime rreth kësaj post