Aleksandër Vuçiqi i është kundërpërgjigjur kryeministrit kroat, Andrej Plenkovic lidhur me operacionin ‘Stuhia’ që i dha fund luftës në Kroaci, e ku kjo e fundit doli fitimtare.
Plenkovic tha se ky është një prej ‘aksioneve që gjeneratat e ardhshme kroate do ta kujtojnë me nder dhe krenari’ dhe se ‘askush nuk mund ta vë në pikpyetje legjitimitetin e saj’.
Për këtë, ka reaguar ashpër Aleksandër Vuciqi.
“Ne nuk do të harrojmë lehtë Stuhinë, nuk do të turpërohemi nga kolonat e refugjatëve vetëm pse ishin serbë. Kjo nuk është politikë e së kaluarës por e së ardhmes”, – ka thënë Vuçiq.
Diskutime rreth kësaj post