Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk do të marrë kompani lobuese për anulimin e vendimit për shpalljen non-grata të tij dhe familjes në SHBA.
Berisha tha për mediat se ka pasur komunikime me miqtë e tij ndërkombëtar, ku i ka vënë në dijeni të vendimit.
“Që tua bëj të qartë, me transparencë strategjinë time. Nuk është asgjë tjetër veçse një informim, një studim slloven, që e morën e botuan në Shqipëri. Është një dokument që do të dërgohet me letër shoqëruese. Nuk kërkoj asgjë, përveç transparencës. Në këtë gjitha zyrat, postet që unë kam njohur që i konsideroj të nevojshme t’i informoj, e bëj me vendosmëri.
Sepse kam pasur qindra mijëra lidhje, si në opozitë, si president, si kryeministër, unë kam bërë sqarimet e mia. Do vazhdoj kjo me intensitet të jashtëzakonshëm. Se di për kongresmenin Zeldin. S’kam marrë kompani lobuese. A do të marrë?! Kur ta marr, do t’ju njoftoj, po studioj. Nuk marr kompani lobimi për të anuluar vendimin, se bëjë këtë. Po mora, marr për qëllime të tjera, jo për të anuluar vendimin. Ai ka të drejtën e vetë, është i zoti i shtëpisë, se cilin do lë të futet, dhe cilin do jo.”, – tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post