Për shkak të situatës me zjarret në Maqedoninë e Veriut, qeveria ka marr vendimin për të shpallur gjendjen e krizës. Gjendja e krizës do të zgjasë 30 ditë.
Ligji i mundëson Qeverisë të shfrytëzojë resurset e organeve të administratës shtetërore, organeve komunale dhe të qytetit të Shkupit, ndërsa me marrëveshje paraprake ose në mënyrë vullnetare mund të shfrytëzohen edhe resurset e qytetarëve, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare.
Grupi i vlerësimit, përbëhet nga drejtorët e QMK, DMSH , ASK, BSP, Agjencia e Inteligjencës, Zëvendësi i shefit të Shtatmadhorisë së Armatës, udhëheqësi i shërbimit të sigurisë dhe inteligjencës ushtarake, zëvendës drejtorët e QMK dhe DMSH, dhe këshilltari për sigurinë kombëtare nga Kabineti i Presidentit.
Ata mbajtën një mbledhje në të cilën për shkak të volumit të shtuar të zjarreve, rritjes së rrezikut për qytetarët dhe disa arsye të tjera, morën një vendim unanim për t’i propozuar Komitetit Drejtues (ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme, Mbrojtjes, Shëndetësisë, Transportit dhe Lidhjeve, si dhe kreun i grupit të vlerësimit) t’i propozojë Qeverisë që të marrë një vendim mbi ekzistencën e një situate krize në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të rritjes së zjarreve dhe parandalimin e përhapjes së tyre për 30 ditë.
Diskutime rreth kësaj post