Lumë reagimesh nga qytetarët drejt ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ka njoftuar sot një konferencë të papritur në orën 12:00.
Sipas tyre, Berisha sot do të njoftojë lënien e mandatit. Të tjerë e ironizojnë duke i përmendur se i ka ardhur fundi
Ai nuk ka dhënë detaje për çfarë do të flasë, por ka ftuar të gjitha mediat.
Kujtojmë se kohët e fundit, Berisha pati një replikë me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, e cila në një farë mënyre kërkoi që ish-kryeministri të linte mandatin e deputietit. Nuk dihet nëse Berisha do njoftojë diçka të tillë sot, apo do flasë për zhvillimet e padisë së tij, ndaj Anthony Blinken, sekretarit amerikan, i cili njoftoi shpalljen non-grata të ish-kryeministrit.
Diskutime rreth kësaj post