Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, feston sot ditëlindjen e tij të 60-të. E për këtë ditë ai ka marrë urim edhe nga pasardhësi i tij, presidenti i tanishëm amerikan, Joe Biden.
Biden, nëpërmjet një postimi në Facebook, bëri një urim mjaft të veçantë ku tha se ndjehet krenar që Obaman e quan vëlla dhe mik.
“Gëzuar ditëlindjen, Barack Obama. Jam krenar që të quaj vëlla dhe mik dhe jam mirënjohës për shërbimin tuaj vetëmohues ndaj këtij kombi”, – ka shkruar Biden krahas postimit.
Barack Obama ishte presidenti i 44-të i SHBA-së dhe ishte në krye të shtetit më të fuqishëm të botës për dy mandate.
Diskutime rreth kësaj post