Avokati Spartak Ngjela ka komentuar thirrjen e Ambasadores Amerikane, Yuri Kim, e cila kërkoi lista të pastra në parlamentin e ri shqiptar.
Spartak Ngjela theksoi se ligji i dekriminalizimit nuk lejon futjen ne parlament të personave që janë të shpallur non-grata në Amerikë, prandaj dhe Amerika kërkon që ish-Kryeministri Berisha të mos futet në Parlament.
“Duhet të jemi të qartë. Kur i ka ardhur ftesa nga Rama, Basha e ka refuzuar. Prandaj ka hyrë në lojë politika e madhe. Ky ka romanin ‘edhe i vetëm do luftoj’. Basha nuk është shprehur për aatë i kërkuan ata. Në jurisprudencën moderne heshtja është pohim. Deri tani ai është në pohim. Nuk besoj se do ketë kundërshtim nga Basha, sepse nuk e lejon ligji. Ligji pengon personin non-grata të hyjë në Parlament”, tha Ngjela.
Sipas avokatit , Amerika ka marrë në dorë SPAK-un, dhe tashmë kërkon të marrë në kontroll dhe parlamentin , gjë të cilën e vërteton deklarata e fundit të Yuri Kim.
“Politika amerikane nuk po i ndahet luftës për vendosjen e drejtësisë në Shqipëri. Ambasadorja nuk është e para herë që flet kështu. Mund të jetë e 100-ta. Politika amerikane po këmbëngul për vendosjen e drejtësisë dhe goditjen e krimit shtetëror. Ana tjetër e medaljes është se ajo thotë një gjë të rëndësishme. Ajo i thotë të dy palëve, duhet të bëni pastrimet për ata që duhet të hyjnë në parlament. Ata që janë non-grata në Amerikë, duhet të mos lejohen të hyjnë në Parlament. Kërkon një bashkëpunim të tyre në Parlament, sepse një parlament bashkëpunues është i nevojshëm për vijimin e reformës në drejtësi, sepse do të ketë ligje të tjera. Mazhoranca socialiste nuk ka 2/3. Ajo i thotë bashkëpunoni se ne nuk heqim dorë. SPAK e drejton politika amerikane, ajo nuk diskutohet. Tani ajo thotë dua të drejtoj dhe parlamentin“, u shpreh Ngjela për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post