SHMU njoftoi mesditën e së mërkurës se duke filluar nga dita e nesërme, gradualisht mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.
Moti do të jetë kryesisht i kthjellët por gradualisht duke nisur nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura. Në zonën e veriut dhe relievet kodrinore-malore në qendër parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër dhe stuhi shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare 3-8m/s dhe hera-herës e fortë nga orët e mesditës deri ato të pasdites me shpejtësi 7-15m/s kryesisht në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare.
Temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta në:
zonat malore 18°C deri në 35°C
zonat e ulëta 18°C deri në 40°C
zonat bregdetare 24°C deri në 39°C
Diskutime rreth kësaj post