Ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, Edvin Kulluri duke folur në lidhje me menaxhimin e situatës së zjarreve në vend, që sipas tij tregon dhe njëherë tjetër dështimin e qeverisë në mosdernizimin e forcave të armatosura.
Sipas Kullurit, helikopterët janë blerë gjatë qeverisjes së PD-së, dhe qeveria e drejtuar nga Rama, nuk ka blerë kovat që shërbejnë për fikjen e zjarreve, duke lënë në mëshirë të fatit dhjetra hektarë me pyje, e duke shkaktuar dhe viktimën e parë nga flakët, siç ishte rasti i Andrea Haxhiajt në Gjirokastër.
“Situata nuk është normale nga pikëpamja e menaxhimit, të një emergjence natyrore, që duket se është shkaktuar nga dora e njeriut. Mua më bëri pështypje deklarata e kreut të Emergjencave Civile, që tha se ishte në një sebep familjar, dhe për këtë i merrte leje vetëm zotit.
Kjo tregon papërgjegjshmëri, pasi po rrezikohet parku i Llogarasë, që i sjellin miliona euro në vit Shqipërisë. Është totalisht paaftësi që ti të mos arrish që të shuash një zjarr që ka 13 ditë në Karaburun. Ne nuk jemi fare në kushtet apokaliptike që po kalon Turqia dhe Greqia.
Zoti Basha mirë bën që sensibilizon, por detyrën që të merret me zjarret e ka qeveria, nuk zgjidhet kjo me deklarata të opozitës. Unë kam folur vetë me banorët e Vlorës, dhe ata janë shumë të irrituar për shkak se ushtrisë i mungojnë mjetet. Janë paguar 87 milionë euro për helikopterë që sot nuk janë në punë. Në qeverisjen e PD janë pasuruar kapacitetet e anijeve, ku janë kovat e ujit? Se është e përcaktuar qartë që duhet ndërhyhet në raste zjarresh.
Në atë ministri prej 8 vitesh nuk punohet, nuk ka asnjë program modernizimi. Modernizimi i forcave ajrore është bërë në qeverisjen e PD-së, janë firmosur marrëveshjet në vitin 2009, i kamë ndjekur procesurat deri në dorëzim, nuk janë përshtatur për këtë mision që është fikja e zjarrit. Duhet të ishin modernizuar me mjetet për fikjen e zjarrit.
Nuk mund të jetë kjo shfaqja e një vendi anëtar të NATO-s, më thoni një investim që është bërë!”, – tha mes të tjerave Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post