Dua Lipa po shijon prej disa ditësh pushimet në jug të Shqipërisë me familjen dhe partnerin, Anwar Hadid, e nuk ka ngurruar që t’i promovojë bukuritë natyrore të vendin tonë në llogarinë e saj në Instagram.
Veç detit të mrekullueshëm, Dua Lipa i ka ndërthurur pushimet e saj në Shqipëri edhe me udhëtime në zonat arkeologjike. Ndërkohë këngëtarja e famshme vijon edhe me publikimin e pamjeve nga Shqipëria.
Së fundmi, ajo ka postuar foto nga vizita e saj në qytetin antik të Butrintit. Postimet e saj kanë tërhequr një vëmendje të madhe të ndjekësve të saj, ku i fundit ka marrë gati 1 milion pëlqime për më pak se një orë.
Ylli i popit erdhi në Shqipëri, për të parë nga afër procesin e ndërtimit të një kopshti për fëmijë. Kopshti po ndërtohet nga Sunny Hill Foundation, një fondacion i krijuar nga Dua i cili përqendrohet te kontributet në Kosovë dhe Shqipëri në aspekte të ndryshme, veçanërisht në art dhe kulturë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post