Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka reaguar mbi situatën e zjarreve në Shqipëri duke akuzuar drejtpërdrejt kryemiinistrin Rama.
Me një postim në Facebook Tabaku akuzon kryeministrin se po përdor paratë e buxhetit të shtetit për PPP-të ndërkohë që shqiptarët janë në mëshirën e fatit.
Postimi i plotë:
“Kur buxhetin e shtetit e përdor si bankomat për klientët e qeverisë dhe PPP-të korruptive, mjetet rrethanore mbeten arma e vetme e atyre që po luftojnë kundër zjarrit me kurajo dhe vetëmohim.
Propaganda e shtrenjtë nuk i ndihmon qytetarët dhe as pasurinë natyrore që shkrumbohet. Sa herë vendosemi në provë po aq herë dështojmë turpshëm duke shfryrë tullumbacen e gënjeshtrave.
Shqiptarët në mëshirën e fatit dhe darrën e korrupsioni që përditë i shtrëngon sot janë vetëm.”, ka shkruar ajo.
Diskutime rreth kësaj post