Deputeti i zgjedhur në 25 prill nga radhët e Partisë Demokratike, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në Shqipëri.
Tritan Shehu ka shprehur ngushëllimet për viktimën Andrea Haxhiaj duke postuar foton e tij.
Postimi i plotë:
“Ngushellimet me te sinqerta per humbjen e jetes se Andea Haxhiaj, nga flaket qe rrethuan shtepine e tij ne “Asim Zenel”.
Sherim te shpejte e te plote gruas se tij.
Gjirokastra jo vetem eshte e rethuar nga flaket, por dhe e braktisur perballe kesaj fatkeqesie te madhe.
Zona te gjera te Bashkise, por dhe me tej, jane nen kercenimin e zjarrit, dhe deri tashti asnje mase efektive, asnje mjet i specializuar ne dispozicion aty.
Jeta e qytetareve, bujqesia, blegtoria, shtepite, pronat e popullesise, jane nen nje kercenim te madh.
Dhe kjo Qeveri qe prej vitesh e ka braktisur ate Qark, e ka lene ne meshire te fatit, pa asnje strukture a organizim te Emergjences Civile, mjaftohet vetem me thirjen per Evakuim te qytetareve!
Kur deri tashti jane ata vete, vetem ata qe po luftojne per te dominuar zjarret.
Kerkohet menjehere nje nderhyrje urgjente, e gjere, efikase e strukturave shteterore, mjete speciale kunder zjarrit, kerkohet ajo qe behet kudo ne raste te tilla!”, ka shkruar Shehu.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post