Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani i pyetur se çfarë pozicioni zyrtar do mbajë partia Demokratike për kërkesën e ambasadores Kim për përjashtimin e zotit Berisha nga grupi parlamentar, sqaroi se kjo është një çështje që i takon lidershipit të PD për të parë se ç’do të ndodhë në ditët në vijim.
“Do shohim se çfarë do bëjë Partia Demokratike në sezonin e ri parlamentar dhe strategjia që ajo do ndjekë në sezonin e ri. E rëndësishme është që na duhet një opozitë e fortë në Parlament dhe kjo duhet parë në javët e para kur fillon dhe sezoni parlamentar dhe përgatitja për zgjedhjet lokale. Nëse do kemi zgjedhje të parakohshme apo jo, PD duhet të përgatitet dhe të jetë gati për një fushatë të suksesshme”, – tha ai i ftuar në MCN Tv.
Diskutime rreth kësaj post