Është grabitur nga persona ende të identifikuar shtëpia e kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Arben Kraja në Gjirin e Lalëzit.
“Albanian Post” shkruan se në këtë zonë u grabitën 7 banesa, mes të cilave dhe ajo e kreut të SPAK. Në banesat që janë konstatuar grabitjet ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
“Albanian Post”, thotë se lidhur me rastin Policia e Durrësit ende nuk e ka bërë asnjë konfirmim.
Një prej pronarëve të shtëpive, grabitësit i kanë vjedhur kuletën teksa ka qenë në gjumë. Ndërsa kartat e identitetit janë hedhur në oborrin e shtëpisë dhe vetëm paratë janë marrë me vete. Sipas banorëve, në Gjirin e Lalëzit dhe disa ditë më parë janë kryer disa grabitje, ku autorët kanë marrë paratë dhe sende të tjera me vlerë.
Një qytetarë, banesa e të cilit ra pre e grabitjes, thotë se autorët ishin futur nga dritarja. Së bashku me familjarët, personi i është drejtuar banesës rreth orës 02.30 të natës. Në çastin e hyrjes për në banesë, ai ka parë se një prej dritareve ka qenë e hapur dhe më pas ka konstatuar dhe grabitjen e banesës.
Diskutime rreth kësaj post