Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet e tij sociale një video të shkurtër teksa shihet që është duke mbajtur fjalën e tij përpara demokratëve.
Në videon e postuar në “Instagram”, Berisha shprehet se ky është betimi solemn që ky i fundit ka bërë para demokratëve, teksa dëgjohet të thotë se do të jetë njëri prej tyre edhe sikur të jetë i fundit në këtë parti.
Kjo video vjen si një ripublikim nga ana e ish-kryeministrit në një kohë që Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim vetëm pak ditë më parë ka bërë thirrje të qartë që të mos futej në parlamentin e ri të shtatorit.
“E rëndësishme që Partia Demokratike të mendojë për këto çështje. PD ka luajtur rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi.
Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për këtë vend, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Në fakt shpresa jonë është që partitë të vazhdojnë përpara dhe bashkëpunimi ynë të shkojë përpara.”– ka thënë Kim pas takimit të zhvilluar me Lulzim Bashën në selinë blu.
A po i përgjigjet kështu Sali Berisha amerikanëve?!
Video:
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post