Intoleranca ndaj laktozës ndodh si pasojë e paaftësisë së stomakut për të tretur sheqernat e qumështit dhe të produkteve të tjera të bulmetit. Kësisoj, ushqimi me përmbajtje laktoze kalon në zorrën e trashë dhe shkakton gazra, fryrje dhe diare. Laktoza gjendet edhe tek ëmbëlsirat industriale, drithërat, salcat e marinimit të sallatës, majoneza, pudingu dhe ëmbëlsuesit natyralë.
Intoleranca ndaj laktozës mund të jetë edhe një problem genetik ose një pasojë e një lëndimi apo plakjes. Simptomat e saj mund të shfaqen nga 30 minuta deri në 20 minuta pas ngrënies së një ushqimi me përmbajtje laktoze. Produktet e bulmetit nga ana tjetër janë të pasura me probiotikë të rëndësishëm për shëndetin e stomakut. Për këtë arsye, njerëzit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës duhet të marrin produkte të tjera të pasura me probiotikë.
Lakra Turshi
Ky është një lajm i mirë për shqiptarët. Lakra e fermentuar dhe llojet e tjera të turshive,jo vetëm që janë jashtëzakonisht të pasura me vitamina A, B, C dhe E, por janë të mbushura me mikro organizma të shëndetshme.
Çokollata e Zezë
Mund të tingëllojë e çuditshme, por çokollata e zezë e një cilësie të lartë përmban probiotikë. Këshilla e vetme që mund të kini parasysh është që ta konsumoni përpara ushqimit dhe jo si ëmbëlsirë. Ushqimet e pasura me probiotikë duhen konsumuar përpara çdo vakti.
Bananet dhe Domatet
Edhe pse as bananet as domatet në të vërtetë nuk përmbajnë probiotikë, ato shkaktojnë shumëfishimin dhe lulëzimin e baktereve ekzistuese në sistemin tretës. Bananet dhe domatet përmirësojnë gjithashtu shëndetin e zorrëve.
Buka Integrale
Nëse dëshironi të ruani ekuilibrin e florës intestinale, është e nevojshme të kufizoni dozën e ushqimeve që shkatërrojnë bakteret e shëndetshme. Buka e bardhë është një prej këtyre ushqimeve. Mos hezitoni të zgjidhni bukën integrale që përmban proteina dhe përbërës ushqimorë shtesë.
Probiotikët mund të konsiderohen pa drojë miqtë më të mirë të organizmit dhe mburoja më e mirë e sistemit imunitar. Nëse duam të ndihmojmë probiotikët në betejat e tyre të brendshme, atëherë duhet të konsumojmë ushqime që janë të pasura me këto baktere dhe ndihmojnë në shumëfishimin e tyre.
Diskutime rreth kësaj post