Sara Malaj dhe Atdhe Xheravira ishin një nga çiftet më të përfolur të “Përputhen’. Disa herë rradhazi ata janë ndarë dhe janë ribashkuar duke shkaktuar shumë polemika te publiku sa i përket lidhjes së tyre.
Para disa javësh, ata dolën në disa intervista të ndryshme, ku u shprehën se nuk do të ishin më kurrë bashkë dhe se lidhja e tyre kishte marrë fund përfundimisht.
Megjithatë, ditën e sotme përmes një “live” në rrjete sociale ata treguan se janë bashkë dhe pavarësisht se pushimet i kaluan të ndarë dhe larg, kanë komunikuar me njëri-tjetrin tërë kohës.
“Pse bën sikur nuk ke folur më mua. Ti ke folur përditë me mua. Natë e ditë. Sa herë zgjohesh në mëngjes, sa herë të zë gjumi në darkë. Do t’i tregoj thirrjet këtu?”, – shprehet bukuroshja bionde.
Më pas Atdheu e ngacmon “Po ti thua që e kam shok Atdheun”. “Unë s’të kam thënë që të kam shok. Kam thënë që i kemi raportet shumë mirë. Nuk do i themi të gjitha këtu”, – ka vazhduar Sara.
Më pas gjatë videos, Atdheu i thotë herë pas herë Sarës ta ngrejë telefonin në mënyrë që mos t’i duken bikinit, por vetëm fytyra, duke u sjellë kështu si një i dashur xheloz.
Ditë më parë Sara përmes një bisede me ndjekësit tha se është në lidhje dhe ja për kë paska qenë fjala.
Diskutime rreth kësaj post