Trump nuk e ka shpërbërë asnjëherë makinerinë e tij elektorale. Madje, pas humbjes në nëntor të një viti më parë, nisi një mbledhje fondesh për të financuar çështjet gjyqësore kundër zgjedhjeve të vje dhura.
Mbledhja e fondeve vuri në lëvizje sidomos bazën e tij elektorale dhe mori një mbështetje të madhe nga ana e televizioneve dhe radiove lokale. Mjetet e përdorura janë dy: Shpëtoni Amerikën, e krijuar menjëherë pas fitores së Biden, dhe Të Bëjmë Amerikën të Madhe përsëri, motoja e 2016-ës.
Të shtunën e 31 korrikut, ish presidenti deklaroi se kishte dorëzuar të dhënat financiare të tremujorit të parë tek Komisioni Federal i Zgjedhjeve, si parashikon ligji. Nga 1 janari deri në 30 qershor 2021 janë mbledhur 82 milion dollarë nga 3.2 milion kontribues. Shuma i shtohet 40 milion dollarëve të tjerë që ndodheshin në arkë, për një total prej 102 milion dollarësh.
Në të vërtetë, sipas një analize të New York Times, Trump ka përfituar dhe nga kontributet që menaxhohen nga republikanët. Por përtej detajeve, të gjitha këto shifra dërgojnë një sinjal shumë të qartë për botën politike amerikane.
Donald Trump është ende në skenën politike, dhe ka shumë mundësi, që të vendosë të qëndrojë për shumë kohë akoma. Hipoteza më e mundshme është se ish ndërtuesi njujorkez, ka nisur që tani fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale 2024.
Janë të shumtë ata që mendojnë se Trump do të ketë një rol të rëndësishëm në zgjedhjet e gjysmës së mandatit në nëntor 2022, duke sulmuar tradhtarët dhe republikanët e rremë në zgjedhjet paraprake.
Diskutime rreth kësaj post